Arta Dade: Prej më shumë se 4 vitesh PS nuk funksionon, e majta duhet ribërë - Gazeta Express
string(74) "arta-dade-prej-me-shume-se-4-vitesh-ps-nuk-funksionon-e-majta-duhet-ribere"

Arta Dade: Prej më shumë se 4 vitesh PS nuk funksionon, e majta duhet ribërë

Gazeta Express

02/06/2020 21:55

Ish- deputetja dhe ministrja e PS-së, Arta Dade tha se prej me shumë se 4 vitesh Partia Socialiste nuk funksionon.

Sipas saj, e majta shqiptare duhet ribërë.

Lexo Edhe:

”Ka të paktën 4 vjet ose më shumë që nuk funksionon Partia Socialiste dhe mua vazhdimisht më përforcohet bindja që e majta duhet ribërë. Nuk marr përsipër të bëj analizën e e të djathës, por do ta parapëlqeja.

Janë zhdukur kufijtë edhe ideologjikë të forcave politike. Kanë të bëjnë më shumë interesat ekonomike, kanë të bëjnë pazaret, dhe nuk ka kompromise të qënësishme që janë në dobi të shqiptarëve”, tha Dade në “Tempora”.