Arsyet pse shqiptarët po dalin në protesta!


Gazeta Express
19 Mars 2019 21:35

Me mijëra qytetarë ju përgjigjen thirrjes së opozitës për protestën e 16 marsit.

Shumë prej tyre i ndjekin në vazhdimësi protestat e opozitës.

“Protesta do të bëhet dhe do të bëhet madhështore dhe ta marrë vesh shteti se populli është në mjerim. Kjo nuk është Rilindje por është rivdekje për shqiptarët. Ua ka pirë gjakun”

Për Temporan ata dhanë dhe arsyet pse protestojnë.

“S’ka punë, s’ka mirëqenie. Të marrin pjesë vetëm mos jenë të dhunshme”

Por ka dhe nga ata që kanë shpirtin e protestës pavarësisht bindes politike.

“Kam qenë në çdo protestë, gjithmonë edhe kur protestuan studentët. Nuk jam e asnjë partie politike”

Përballë kryeministrisë gjithçka ishte e qete, edhe pse ajo ishte e rrethuar me gardh mbrojtës.

Me një lëvizje surprizë kryedemokrati udhëhoqi protestën drejt godinës së kuvendit.

Aty nisi dhe përplasja.

Kësaj radhe jo vetë gaz lotsjellës por edhe ujë mbi protestuesit.

Pasi ju drejtua selisë së PD bashkë me protestuesit Lulzim Basha dha këtë zotim.

Basha: Ne do bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme zjarr t’i digjet toka kriminelëve nën këmbë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart