Arsyet pse ju keni dhimbje gjatë aktit seksual


Gazeta Express
19 Prill 2019 17:08

Seksi duhet të jetë intim dhe i kwnaqshwm, kështu që kur ju keni probleme me organet gjenitale, ju mund të ndjeni dhimbje gjatë këtij procesi.

Fatkeqësisht, shumë shkaqe mund të ndikojnë që ju të përjetoni dhimbje gjatë seksit dhe të mos ndjeni kënaqësi. Nëse vëreni këto simptoma të dhimbjes, atëherë ju duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj.

Disa nga shkqet që ju jeni duke ndjerë dhimbje gjatë seksit jaNË:

Infeksionet urinare- përderisa ky lloj i infeksionit është shumë i përhaput tek shumica e femrave, kjo përbën një nga shkaqet që ju jeni duke ndjerë dhimbje në shtrat. Një infeksion urinar shkakton dhimbje në vezikën urinare dhe në tërë hapësiren e uterusit. Përderisa ureteri dhe vezika urinare janë afër, kjo ndikon që dhimbja të përhapet dhe të shfaqet gjatë mardhënieve seskuale.

Infeksionet vaginale- fatkeqësisht, infeksionet vaginare luajnë një rol të rëndësishëm në kualitetin e mardhënieve seksuale në çift. Një infeksion vaginal manifestohet nga kruarje dhe dhimbje në regjionin e vaginës. Në një studim të bërë nga një grup hulumtuesish, është parë që infeksionet kronike mund të çojnë në dhimbje të vazhdueshme të fundit të barkut gjatë dhe pas krerjes së mardhënieve seksuale.

Sindroma policistike e ovariumit- kur gratë janë të diagnostikuara nga ky lloj sindromi, atëherë ato kanë një numër të madh të cistave në ovariumet e tyre. Cistat në ovariume mund të shkaktojnë dhimbje të pelvisit, gjë që shkakton dhimbjen që ndjehet gjatë seksit. Ndryshimi i stilit të jetës, përkatësisht insulinës dhe zvogëlimit të sasisë së sheqerit mund ta përmirësojë këtë gjendje.

Endrometriosis-  është një çrregullim kronik, në të cilin qelilzat abnormal zhvillohen në organet e pelvisit dhe shkaktojnë inflamacione, sidomos gjatë periudhës së ciklit menstrual.

Ka edhe shkaqe të tjera që mund të shkaktojë dhimbjen gjatë aktit seksual, gjithsesi nëse vëreni këto simptoma ju duhet të drejtoheni tek një gjinekolog për të marrë ndihmën e duhur. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart