Arsyet pse femrat ndjejnë djegie gjatë urinimit


Gazeta Express
12 Qershor 2019 14:58

Shumica prej femrave së paku një herë në jetë kanë përjetuar djegie gjatë urinimit.

Duke filluar nga ndonjë infeksion jo serioz deri tek veshkat, këta mund të jenë faktorët që ju jeni duke përjetuar këtë djegie:

Vaginiti- është inflamacion i mukozës së vagjinës. Inflamacioni i tillë vjen nga irritimi nga të brendshmet jo të duhura, ndonjë infeksion ose nga shkaqe të tjera.

Infeksionet urinare- janë më origjinë nga trakti urinar. Ato e përfshijnë fshikëzën e urinës dhe ureterin.

Infeksionet seksuale- përfshijnë infeksionin e organeve gjenitale. Disa nga to janë: klamidia, herpesi apo gonorrea.

Sëmundje të veshkave- veshkat mund të jenë shkaktari që ju keni këtë dhimbje gjatë urinimit. Gurët në veshka apo ndonjë infeksion në to mund të jetë shkaku i këtij problemi.

Alergji ndaj sapunëve- nëse përdorni ndonjë sapun, parfum apo produkt tjetër kozmetik mund të jetë shkaku i këtij problemi.

Gjithsesi është e nevojshme që përpara se të bëni një konkludim, të kontrolloheni te ndonjë doktor apo profesionist. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart