Arsovski: Janeva dhe Zaevi fytyra të se njëjtës monedhë


load
Gazeta Express
22 Gusht 2019 16:07

Katica Janeva nuk do të kishte mundur të zhvat pa përkrahjen e Zaevit dhe institucioneve që ai vet i kontrollon si dhe udhëheqësia e LSDM-së.

Për këtë shkak thotë ai, Janeva, katër muaj ka qenë në liri që të mund të fsheh gjurmët që shpien deri tek koka e oktapodit, të cilin e dinë të gjithë se kush është.

Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE

“Mbrëmë DAP ka paralajmëruar se prej nesër do të fillojnë të hetojnë Lidhjen Ndërkombëtare të Boki 13, përmes së cilës është kryer një pjesë e zhvatjes. Çfarë ka bërë DAP katër muaj, pse pikërisht prej nesër e fillojnë hetimin? A kanë qenë në koordinim edhe DAP edhe Policia Financiare dhe MPB dhe të gjitha institucionet kompetente së bashku me zhvatësit të cilët kanë kryer zhvatje? Ku kanë qenë këto institucione plot 4 muaj prej kur ka filluar procedura hetimore dhe pse nuk kanë bashkëpunuar në hetim, sepse ndikimi i tyre në hetim është shumë i rëndësishëm dhe me të gjithë dëshmitë që mund t’i sigurojnë”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart