Arsenalit i ofrohet mundësia ta transferojë Eriksenin, PSG-ja dhe Dortmundi futen në garë - Gazeta Express
string(88) "arsenalit-i-ofrohet-mundesia-ta-transferoje-eriksenin-psg-ja-dhe-dortmundi-futen-ne-gare"

Gazeta Express

25/11/2020 9:57

Arsenalit i ofrohet mundësia ta transferojë Eriksenin, PSG-ja dhe Dortmundi futen në garë

Gazeta Express

25/11/2020 9:57

Interi ia ka ofruar mundësinë Arsenalit për ta blerë mesfushorin Christian Eriksen, ndërkohë që në garë për shërbimet e danezit të padëshiruar në San Siro janë futur edhe Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund.

Por pavarësisht se ka mundësi ta ofrojë mesfushorin danez, Arsenali nuk e ka ndërmend të bëjë ofertë për të, sipas Daily Star, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Eriksen iu bashkua Interit nga Tottenham Hostpur në janar të këtij viti për rreth 27 milionë euro, por ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij në Itali.

Trajneri Antonio Conte nuk ka besim në të dhe nuk e aktivizion shpesh, prandaj ai pritet të largohet në janar.

Së fundmi, në garë për të janë futur edhe Paris Saint-Germain dhe Dortmund.

Danezi këtë sezon ka shtatë paraqitje por ende nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë. /Gazeta Express/