Amani Richards ka nënshkruar kontratë e tij të parë profesionale me Arsenalin
Sulmuesi 17 vjeçar u transferua nga Akademia e Chelsea në mars të këtij viti.
Tani, lojtari i përfaqësueses angleze në futboll, Amani është rritur në Islington dhe u transferua në Arsenal për shkak se tërë familja e tij janë tifozë të këtij klubi.
Sipas faqes zyrtare të Arsenalit, ai ka pasur paraqitje të mira deri me tani për Arsenalin, duke u paraqitur gjashtë herë për skuadrën U18 të këtij ekipi këtë sezon e ku ka shënuar një gol në Premier League Cup.
“Është një ndjenjë sureale, për shkakun se ky është klubi i imë i fëmijërisë dhe jam rritur duke qenë tifoz i Arsenalit”, ka thënë Amani për arsenal.com.
“Kam pasur biseda të shumta me Per (Mertesacker) dhe staf tjerë të klubit dhe ndjej që ata me besojnë mua dhe mua me mbetët që ta jap më të mirë në këtë udhëtim me këtë klub”. /GazetaExpress/