Arsenali e kthen Xhakën në Monchengladbach


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 15:27

Arsenali do ta ofrojë Granit Xhakën në shkëmbim të mesfushorit Denis Zakaria. Për mesfushorin shqiptar të Zvicrës kjo do të nënkuptonte rikthim te klubi i vjetër.

Xhakës iu mor shiriti i kapitenit këtë muaj pas zënkës me tifozët e vet muajin e kaluar dhe thuhet se mesfushori nuk do të luajë më për klubin nga Londra Veriore, raporton Gazeta Express.

Ai nuk ishte pjesë e skuadrës së Unai Emery në asnjërën prej disa ndeshjeve pasi e humbi shiritin e kapitenit por luajti me Zvicrën në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, ku edhe e bëri komente thumbuese për tifozët e Arsenalit.

Mediat britanike shkruajnë se Arsenalit i intereson Zakaria, mesfushori zviceran që po shkëlqen me klubin gjerman këtë sezon, i cili është lider i Bundesligës momentalisht.

Marrëveshja do të varet nga Monchengladbach, pasi mund të kërkojë vetëm para për 22-vjeçarin dhe kjo shkëmbim lojtarësh.

Xhaka i thumbi tifozët e vet përsëri pas një ndeshjeje me Zvicrën, duke shkruar në rrjetet sociale: “Lumturi quajmë kur je i kënaqur me veten dhe nuk të nevojitet konfirmimi i të tjerëve”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart