Arsenali e dërgon ofertën e dytë për Caicedon - Gazeta Express
string(45) "arsenali-e-dergon-oferten-e-dyte-per-caicedon"

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 23:50

Arsenali e dërgon ofertën e dytë për Caicedon

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 23:50

Arsenali duket se po dëshiron me çdo kusht të përforcohet edhe më shumë në këtë afat kalimtar dimëror.

Pas transferimit të sulmuesit, Leandro Trossard, Mikel Arteta tani po synon të përforcojë mesfushën, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dhe, Arsenali sërish planifikon të nënshkruajë me një futbollistë të Brighton Hove & Albion, që është Moises Caicedo.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, “Topçinjtë” tashmë kanë bërë edhe ofertën e dytë për mesfushorin ekuadorian, e cila është 70 milionë funte.

Brightoni thuhet se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë afat kalimtar, teksa kishte refuzuar edhe ofertën e parë të liderëve të Premierligë, që ishte 60 milionë funte.

Megjithatë, Arsenali po provon përsëri pasi Caicedo e shprehi publikisht dëshirën e tij për t’u larguar nga “Amex Stadium”, teksa duket se po e dëshiron transferimin në “Emirates Stadium”.

21-vjeçari së fundi nuk u paraqit në stërvitje, teksa nuk u përfshi fare për ndeshjen e sotme të Brightonit në Kupën FA, kundër Liverpoolit.

Ndryshe, Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme më Brightonin deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/