Arsenal dhe Ozil arrijnë marrëveshje për shkëputjen e kontratës - Gazeta Express
string(63) "arsenal-dhe-ozil-arrijne-marreveshje-per-shkeputjen-e-kontrates"

Arsenal dhe Ozil arrijnë marrëveshje për shkëputjen e kontratës

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 11:37

Më në fund, “vuajtjet” e Ozilit tek Arsenali po marrin fund. Raportet e fundit thonë se është arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës së Ozilit me klubin londinez.

Kështu raportoi gazetari i njohur i sportit, David Ornstein, i cili tha se shkëputja e kontratës është me efekt të menjëhershëm.

Lexo Edhe:

Kështu, pas shtatë viteve e gjysmë, Ozil do të largohet nga “Emirates”, shkruan Gazeta Express.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, 32-vjeçari do të udhëtojë këtë fundjavë në Turqi për ta finalizuar kalimin te Fenerbahçe si transfer i lirë. /Gazeta Express/