Arriti 1 milion ndjekës në Instagram, Sellma publikon foton si dukej 20 vjet më parë


Flutura Deliu
15 Shtator 2019 18:24

Gjithmonë rebele dhe e veçantë.

Ajo është grimerja më e njohur në shqiptari dhe biznesi i saj sa po vjen e po bëhet më i suksesshëm.

Sellma me punën dhe talentin e saj arrin që të nxjerrë tiparet më të bukura të vajzave, me grimin artistik dhe gjithmonë në trend që sjell në vendin tonë.

E përveç te shqiptarët, grimerja ka arritur që suksesin e saj ta vërejnë edhe artistët më të njohur ndërkombëtarë të grimit, me të cilët ka bërë shpesh bashkëpunime, shkruan Gazeta Express.

Sellma tani ka arritur qëtë mbledhë plot 1 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku vazhdimisht poston fotografi të punës së saj, qoftë që bën tek artistet tona qoftë tek vajzat e thjeshta.

Ndërsa këtë herë, për të falënderuar të gjithë 1 milion personat që e ndjekin, ajo ka bërë një postim ku tregon disa etapa nga jeta e saj.

Në foton e parë Sellma shihet shumë vite më parë, saktësisht para 20 vjetëve, me flokë të shkurtër dhe bzëqeshjen e veçantë si gjithmonë.

Që nga atëherë vërehet se Sellma ishte gati që emri i saj të bëhet i njohur dhe i dëgjuar në botë.

Me 1 milion ndjekës nga mbarë bota, studion më të njohur të grimit dhe produkte të saj personale të grimit në treg, Sellma duket se nuk ka asgjë që nuk mund të arrijë!/Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart