Arrin në 812 numri i viktimave nga Covid-19 në Turqi - Gazeta Express
string(52) "arrin-ne-812-numri-i-viktimave-nga-covid-19-ne-turqi"

Arrin në 812 numri i viktimave nga Covid-19 në Turqi

Gazeta Express

08/04/2020 23:41

Në Turqi për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 87 persona në 24 orët e fundit. Numri total i viktimave ka shkuar 812.

Kurse numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 38226, pasi 4117 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në teste, treguan të dhënat e fundit të ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Deri më tani, gjithsej 1846 pacientë janë shëruar plotësisht nga sëmundja, ndërsa rreth 1.592 të tjerë po mbahen nën kujdes intensiv.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar në qytetin Vuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë globin, duke shkaktuar mbi 85 mijë të vdekur, ndërsa mbi 308 mijë janë shëruar deri më tani.