Arrihet marrëveshja, Ziyech i bashkohet PSG-së - Gazeta Express
string(45) "arrihet-marreveshja-ziyech-i-bashkohet-psg-se"

Arrihet marrëveshja, Ziyech i bashkohet PSG-së

Sport

Gazeta Express

31/01/2023 23:29

Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Hakim Ziyech.

Reprezentuesi i Marokut do të jetë i huazuar te parisienët deri në fund të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni i blerjes, që nënkupton se Ziyech do të duhet të rikthehet te Chelsea pas përfundimit të sezonit aktual.

29-vjeçari me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Për Hakim Ziyech interesim kishte shprehur edhe Milani, Juventusi, Roma, Leipzigu, Newcastle United dhe Evertoni.

PSG-ja ishte në kërkim të një sulmuesi anësor pas largimit të Pablo Sarabias, teksa tani pritet që vetëm ta zyrtarizojë Ziyechin në radhët e veta. /Gazeta Express/