Arrihet marrëveshja për 'zgjedhoren'! 100% e votimit me identifikim biometrik, komisionet zgjedhore siç ishin - Gazeta Express
string(104) "arrihet-marreveshja-per-zgjedhoren-100-e-votimit-me-identifikim-biometrik-komisionet-zgjedhore-sic-ishin"

Gazeta Express

05/06/2020 20:39

Arrihet marrëveshja për ‘zgjedhoren’! 100% e votimit me identifikim biometrik, komisionet zgjedhore siç ishin

Gazeta Express

05/06/2020 20:39

Palët duket se kanë arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, edhe pse në disa pika ku opozita e maxhoranca kishin propozime, duket se palët janë tërhequr për të vendosur më tutje.

Konkretisht ideja për depolitizimin e komisioneve zgjedhore ka qenë një pikë që i ka përplasur maxhorancën e opozitën dhe është dakordësuar që këto të fundit do të mbeten njëlloj siç janë për dy zgjedhjet e ardhshme (ato të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjet vendore të radhës).

Lexo Edhe:

Por konsensus është arritur për identifikimin biometrik, i cili do të kryhet në të gjithë vendin si dhe ndryshimi i strukturës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e opozitës bënë të ditur se është arritur marëveshja për votimin përmes identifikimit biometrik, ndryshim i strukturës së KQZ-së. Në lidhje me komisionet zgjedhore, PD u shpreh se maxhoranca refuzoi propozimin e opozitës dhe u ra dakord që komisionet të jenë ashtu siç janë aktualisht në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe në vendoret e ardhshme.

Bylykbashi: Sot u arrit dakordësi për administrimin zgjedhor, 100% identifikim biometrik dhe administratë zgjedhore ashtu siç është sot. Kjo formulë do të aplikohet, do të aplikohet pas këtyre zgjedhjeve. Maxhoranca u përpoq të kapte komisionet zgjedhore, nuk e kapi dot dhe kjo është e gjitha.

Vasili: U arrit një dakordësi për administrimin zgjedhor, që përfshin në rradhë të parë identifikimin biometrik, një KQZ që riformatohet tërësisht. Sot ne propozuam një formulë për depolitizimin me komisioneve zgjedhore, me përjashtimin e administratës publike, një formulë që u refuzua nga Rama. Megjithatë për këdo zgjedhje e zgjedhjet e ardhshme lokale, komisionet do të mbeten ashtu siç janë. Më tutje do të kryhet depolitizimi i plotë i tyre.

Por ndryshe është shprehur përfaqësuesi i qeverisë, deputeti Damian Gjiknuri deklaroi në përfundim të mbledhjes se PS-ja hoqi dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore në mënyrë që PD të mos mbetej sërish jashtë zgjedhjeve. Më tutje Gjiknuri theksoi se për implementimin e identifikimit biometrik të votuesve, do të thërritet një ekspert i BE-së që do të konsultohet me KQZ-në, dhe më tutje do të shihet mundësia nëse teknologjia do të mund të aplikohet në të gjithë territorin e vendit për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Gjiknuri: U dakordësuan për pikat që i ndanin palët, dhe një gjë dua të them pavarësisht se rekomandimi i është që administrata të ishte e depolitizuar, PD nuk ishte gati, por është e rëndësishme që tani kemi rregulla të pranuara. Administrata e balancuar politik  do të funksionojë edhe në zgjedhjet e 2021. E rëndësishme që PD hoqën dorë nga kërkesat absurde, nga qeveria tranzitore, u pranua që administrimi zgjedhor nuk ka caluar. U kthyen te institucionet.

E rëndësishme është që ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem dhe në zgjedhjet e tjera të fillojë depolitizimi. Ne do të përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet në çdo qendër votimi, dhe u pranua që administrata zgjedhore e politik ka funksionuar. Për ne është e rëndësishme integrimi. E rëndësishme që PD njeh këtë ligj zgjedhor dhe këtë administratë dhe shikon përpara.

Shpresoj që të kemi zgjedhje të mira. Këshilli Politik do të vazhdojë të miratojë draftet dhe të trajtojë edhe çështjet e tjera, si sistemi zgjedhor, ligji për referendumet, dhe për financimin e partive politike. Opozita dhe qeveria po dialogojnë, hoqën dorë nga alibitë dhe i mbetet që të gjitha palët të përgatiten për zgjedhjet. Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Buxheti i shtetit do të bëhet identifikimi biometrik. Do të merrte një ekspert i huaj, nga BE për t’u konsultuar me KQZ.

Rudina Hajdari u shpreh se bisedimet për ndryshimin e sitemit dhe hapjen e listave do vijojë dhe për këtë ka marrë garancinë nga ndërkombëtarët.

Hajdari; Sot pati një marrëveshje dhe besoj që efekti pozitiv është hapja e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Që kjo të mundësohej duhet të kishiom një kompromis, por që të quhej një reformë duhej të kishte element të tjerë. Duhet të kishte ndryshim të sistemit zgjedhor, por nuk u arrit kompromis. Por nëse do isha vetëm unë që të bllokoja këtë marrëveshje do dukej sikur unë nuk dua integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita ka qëndruar në parlament që të përfundonte të reformë. Ne sot e dimë se PS e ka kapur pushtetin dhe trajton Shqipërinë si plaçk të vetë. Jam e bindur se shumë e dinë që kjo kauzë për ndryshimin e sistemit zgjedhor është e drejtë. Shumë kërkojnë që të hapen lista, pasi duhet garnatuar demokracia në vend. Unë doja që të përfshihej dhe kjo pikë, nuk mund të futemi në BE pas qenë si ata, shumë nga vendet e BE kanë lista të hapura. Duhet konkurrencë dhe kush shkon në Kuvend të japin llogari para qytetarëve. Unë sot mora garancinë nga ndërkombëtaret se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, por do flasim dhe për listat e hapura dhe për ligjin e referencumëve. Po ashtu do flasim dhe për votën e diasporës./EXPRESS