Arrihet marrëveshja për rritjen e pagave, nesër bëhet publike


Gazeta Express
7 Nëntor 2019 19:36

Gjatë ditës së nesërme pritet të kumtohet Marrëveshja mes Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit.

Ministri Arbër Ademi shprehet optimist se deri nesër do të përafrohen qëndrimet dhe do të vije deri tek një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Nga ana tjetër kreu i sindikatës Jakim Nedellkov thekson se anulimi i grevës bëhet me qëllim që t’i jepet kohë dhe hapësirë Ministrisë së Arsimit që të siguroj mjetet e nevojshme për kërkesat e SASHK-ut.

“Kërkesat e SASHK-ut për rritjen e pagave që u dorëzua tek ministria e arsimit dhe që kishte të bëj me rritjen e pagave, dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e statusit ekonomik të punonjësve të arsimit. Sot në mbledhje të këshillit SASHK-u solli vendim që të ngrij vendimin për grevë të përgjithshme. Kjo u bë për shkak të analizave që i dorëzoi MASH, sepse për të pranuar kërkesën tonë ministria ka kërkuar kohë, për të gjetur mjete që të plotësoj kërkesën tonë. Përveç kësaj kërkese që është prioritet gjatë kësaj periudhe në të ardhmen prioritet do të jenë edhe kërkesat tjera tona që janë dërguar deri te MASH”, deklaroi Jakim Nedelkov.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart