Arrestohet Ridvan Ademi, i kërkuari për grabitje të shumta


Gazeta Express
11 Korrik 2019 23:35

Është arrestuar në Bruksel i shumëkërkuari Ridvan Ademi, i cili ishte pjese e grupit që dyshohen për grabitje në pika të karburanteve, markete, veturave etj.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se arrestimi ka ardhur pas bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe autoriteteve belge.

“Pas një bashkëpunimi profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe autoriteteve belge ne Belgjikë është arrestuar një person i dyshuar, ku të njëjtit i janë gjetur në posedim dokument identifikimi të një shteti tjetër, prandaj në bashkëpunim aktiv me autoritetet atje jemi në proces te verifikimit të të gjitha rrethanave përfshirë edhe ekzaminimet e nevojshëm për përcaktimin e identitetit të saktë konform procedurave ligjore”, ka thënë ai për Telegrafin

Sipas tij pavarësisht përpjekjeve për t’i ikur drejtësisë, Policia e Kosovës ndërmerr veprime të vazhdueshme në funksion të ligjit.

“Pavarësisht përpjekjeve të individëve të dyshuar për t’i ikur drejtësisë, Policia e Kosovës është e përkushtuar që të ndërmerr veprime të vazhdueshme në funksion të zbatimit te ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave te dyshuar të involvuar ne aktivitetet të kundërligjshme kurdo dhe kudo qe ata ndodhen”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se dy anëtarët tjerë të grupit, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, policia kishte arritur t’i arrestojë muaj më parë por Ademi kishte arritur të arratiset jashtë shtetit.

Te fundit


Kthehu lart