Arrestohet punonjësi i OSHEE në Tiranë, instalonte matës të energjisë në këmbim të prarave - Gazeta Express
string(89) "arrestohet-punonjesi-i-oshee-ne-tirane-instalonte-mates-te-energjise-ne-kembim-te-prarave"

Arrestohet punonjësi i OSHEE në Tiranë, instalonte matës të energjisë në këmbim të prarave

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2023 10:37

Një 46-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, është arrestuar nnga policia e Tiran♪7s për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet me dije se 46-vjeçari gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Përfitimi”, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit.

Iu instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës të energjisë elektrike, kundrejt pagesave të konsiderueshme, vihet në pranga një 46-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi:

– B. Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

/Gazeta Express