Arrestohet punonjësi i gjendjes civile…në “kohën e lirë” falsifikonte pasaporta për para


Gazeta Express
17 Prill 2019 16:58

Punonjës në gjendjen civile por njëkohësisht dhe falsifikues.

Policia ka arrestuar një 30 vjeçar i cili dyshohet se falsifikonte në masë pasaportat dhe mjetet e tjera të identifikimit me qëllim përfitimin e shumave financiare.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “IDENTITETI”, në fushën e falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Departamentin e Policisë Kriminale ,pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit finalizoi operacionin policor “IDENTITETI”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Gjithashtu ndiqet në gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durres, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres per veprime të mëtejshme ,për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv  i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart