Arrestohet punonjësi i burgut të Rrogozhinës, tentoi të fuste drogë brenda institucionit


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 9:57

Një punonjës i Burgut të Rrogozhinës është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi ka tentuar të fusë drogë në ambientet e këtij institucioni.

Mësohet se shtetasi Pëllumb Sinani, është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të fusë 60 gramë drogë në ambientet e Burgut të Rrogozhinës.

Grupi i hetimi ka nisur punën për të zbardhur më shumë detaje për rastin dhe për të arritur te të burgosurit që e kanë porositur drogën.

Te fundit


Kthehu lart