Arrestohet polici i dehur në Durrës - Gazeta Express
string(35) "arrestohet-polici-i-dehur-ne-durres"

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2024 22:25

Arrestohet polici i dehur në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2024 22:25

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Sipas njoftimit, Inspektori akuzohet për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Lexo Edhe:

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.