E kërcënoi me jetë presidentin, arrestohet 40-vjeçari nga Mitrovica - Gazeta Express
string(48) "arrestohet-personi-qe-kercenoi-presidentin-thaci"

Gazeta Express

27/03/2020 10:08

E kërcënoi me jetë presidentin, arrestohet 40-vjeçari nga Mitrovica

Gazeta Express

27/03/2020 10:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjeteve sociale, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se personi i dyshuar është një 40-vjeçar me inicialet K.P., nga rajoni i Mitrovicës.

Lexo Edhe:

Atij i është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.

Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.