Arrestohet personi që kërcënoi me vrasje Gazmend Muhaxherin - Gazeta Express
string(59) "arrestohet-personi-qe-kercenoi-me-vrasje-gazmend-muhaxherin"

Arrestohet personi që kërcënoi me vrasje Gazmend Muhaxherin

Gazeta Express

03/04/2020 22:30

Një person nga Podujeva është arrestuar pasi ka kërcënuar me vrasje kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, përmes telefonit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Lexo Edhe:

“Është ndaluar një person i dyshuar për kanosje të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kanosja është bërë përmes telefonit, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka thënë ai për Klankosova.

Kanosja është bërë në muajin mars.