Arrestohet përkrahësja e Trumpit që dyshohet se vodhi laptopin e Nancy Pelosit - Gazeta Express
string(78) "arrestohet-perkrahesja-e-trumpit-qe-dyshohet-se-vodhi-laptopin-e-nancy-pelosit"

Arrestohet përkrahësja e Trumpit që dyshohet se vodhi laptopin e Nancy Pelosit

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 9:24

Një përkrahëse e Donald Trumpit që dyshohet se ka vjedhur një laptop nga zyra e kryetares së Dhomatës së Përfaqësuesëve, demokrates Nancy Pelosi, gjatë trazirave në Kongres, është arrestuar, bën të ditur BBC.

Riley June Williams 22-vjeçare është arrestuar në Pennsylvania me akuza për futje të dhunshme dhe ilegale në ndërtesë dhe sjellje të çrregullt. Një ish i dashur i Rileyt, në betim, ka thënë se ajo kishte planifikuar të shiste të dhënat e vjedhura te inteligjenca ruse.

Lexo Edhe:

Pesë persona vdiqën në trazirat në Kongres më 6 janar, kur protestuesit pro-Trump u futën në ndërtesë për të ndaluar Kongresin që ta certifikonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Më tepër se 200 raste janë hapur ndaj personave që janë futur në Kongres.

22-vjeçarja Williams është arrestuar dje.