Arrestohet për vjedhje një oficer i policisë gjyqësore në Korçë


Gazeta Express
15 Maj 2019 21:37

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuart këtë të mërkurë një officer policie në Korçë, nën akuzën e vjedhjes së shpërdorimit të detyrës.

Më detyrë officer i policisë gjyqësorë pranë gjykatës, 39 vjeçari me inicialet E.S akuzohet se ka vjedhur një cellular të një qytetari të arrestuar

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

SHÇBA ndaloi oficerin e Policisë të dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën

Pas një denoncimi mediatik, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, N/Komisar E.S., 39 vjeç, banues në Korçë.

Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

SHÇBA falënderon dhe nxit median dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Te fundit


Kthehu lart