Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës dhe sekseri, merrnin para për provime. Ja sa lekë dhe euro iu sekuestruan - Gazeta Express
string(117) "arrestohet-pedagogu-i-universitetit-te-korces-dhe-sekseri-merrnin-para-per-provime-ja-sa-leke-dhe-euro-iu-sekuestruan"

Gazeta Express

24/09/2020 9:28

Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës dhe sekseri, merrnin para për provime. Ja sa lekë dhe euro iu sekuestruan

Gazeta Express

24/09/2020 9:28

Një pedagog i Universitetit të Korçës dhe një person tjetër janë arrestuar, pasi dyshohet se merrnin para në këmbim të dhënies së provimit për studentët.

universiteti i korces

Të arrestuarit janë pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli” Alket Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi.

Lexo Edhe:

Mësohet se Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët, ndërsa Dervishi kishte rolin e sekserit.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.