Arrestohet një serb në Kosovë, akuzohet për krime në masakrën e Dubravës - Gazeta Express
string(71) "arrestohet-nje-serb-ne-kosove-akuzohet-per-krime-ne-masakren-e-dubraves"

Gazeta Express

02/12/2022 18:51

Arrestohet një serb në Kosovë, akuzohet për krime në masakrën e Dubravës

Gazeta Express

02/12/2022 18:51

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një serb i cili akuzohet për krime në masakrën e Dubravës.

Në njoftim bëhet e ditur se Prokuroria Speciale ka nxjerrur një aktvendim për zgjerimin e hetimit ndaj tij për shkak të dyshimit se i njëjti ka marrë pjesë në keqtrajtimin fizik dhe vrasjen e të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.

Lexo Edhe:

Më tej, bëhet e ditur se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të pandehurit G.M i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 2 dhjetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb, G.M., si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.

Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.

Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj.