Arrestohet në Vlorë 22 vjeçari që terrorizoi Selenicën - Gazeta Express
string(54) "arrestohet-ne-vlore-22-vjecari-qe-terrorizoi-selenicen"

Arrestohet në Vlorë 22 vjeçari që terrorizoi Selenicën

Gazeta Express

26/10/2020 19:10

Në fshatin Selenicë, blutë e Vlorës kanë vendosur në pranga një 22 vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri me vete, duke parandaluar kështu një krim të mundshëm.

Ndërkohë bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dhe armën e zjarrit të llojit  pushkë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i Policisë

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Vihet në pranga një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë. Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë. Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.