Arrestohet në Tiranë pedofili 73- vjeçar


Gazeta Express
19 Korrik 2019 19:24

Policia e Tiranës ka ndaluar një 73-vjeçar, për 2 vepra penale: “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”.

Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi me iniciale L.S, 73- vjeç, me banim në Vlorë.

“Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezulat i kqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S, është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve”, – njofton policia.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore

Te fundit


Kthehu lart