Kishte fletarrest nga Serbia, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së Blerim Ramadani, reagon MPJ - Gazeta Express
string(102) "arrestohet-ne-maqedonine-e-veriut-ish-anetari-i-zones-operative-te-nerodimes-te-uck-se-blerim-ramadani"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2024 22:01

Kishte fletarrest nga Serbia, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së Blerim Ramadani, reagon MPJ

Lajme

Gazeta Express

17/07/2024 22:01

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. MPJD thotë se bëhet fjalë për Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.