Arrestohet në Ferizaj 42-vjeçari për dhunë në familje, gruaja e tij dërgohet te mjeku - Gazeta Express
string(84) "arrestohet-ne-ferizaj-42-vjecari-per-dhune-ne-familje-gruaja-e-tij-dergohet-te-mjeku"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2023 8:34

Arrestohet në Ferizaj 42-vjeçari për dhunë në familje, gruaja e tij dërgohet te mjeku

Lajme

Gazeta Express

30/01/2023 8:34

Dje, në ora 17:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi ‘’ në Ferizaj  ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë “arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj”, njofton policia.

Lexo Edhe:

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi “.