Arrestohet i moshuari në Lezhë, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën me aftësi të kufizuara - Gazeta Express
string(102) "arrestohet-i-moshuari-ne-lezhe-dyshohet-se-ka-abuzuar-seksualisht-me-te-mituren-me-aftesi-te-kufizuara"

Arrestohet i moshuari në Lezhë, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën me aftësi të kufizuara

Gazeta Express

18/01/2020 14:32

Policia e Shtetit ka arrestuar një 60-vjeçar pasi ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur me aftësi të kufizuara. Në momentin e arrestimit, shtetasi i identifikuar si V.N, ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l, duke tejkaluar imagjinatën e normës së lejuar të alkoolit për të drejtuar një automjet.

Njoftimi i plotë:

Lexo Edhe:

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një të moshuar i cili ka ngacmuar dhe dyshohet se ka abuzuar me një të mitur. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi  ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të  mitur me aftësi të kufizuara.