Arrestohet i gjashti për grabitjen në Rinas, 50- vjeçari nga Kosova i njohur si “daja”


load
Gazeta Express
26 Prill 2019 19:49

Në lidhje me arrestimin e shtetasit nga Kosova për grabitjen në Rinas reagoi edhe policia e Shtetit.

Bëhet me dije se sot u arrestua 50- vjeçari nga Peja, Ragip Hajdini.

“Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit,  informojmë se është kapur dhe ndalur  shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale  te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal”, njofton policia.

Hajdini është identifikuar me nofkën “daja”, pas dëshmisë të të penduarit Alkond Bengasi.

Arrestimi i tij është kryer te Shkëmbi i Kavajës.

Bengasi e përshkruante atë si njeriun që takonte shpesh Admir Muratajn dhe Klement Çalën.

I penduari i drejtësisë, Alkond Bengasi tregon bisedën me Klement Çalën, i cili e kishte paralajmëruar se do të dëgjonte një tronditje të madhe.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart