Arrestohet funksionari i lartë i partisë së Ali Ahmetit


Gazeta Express
10 Qershor 2019 12:01

Me urdhër të prokurores për krim të organizuar, Vilma Ruskovska, mëngjesin e sotëm është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu.

Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tender i fituar.

Pamje nga dorëzimi i Jahiut para Gjykatës

Jahiu është kuadër i BDI-së. Për momentin sektori për krim të organizuar dhe korrupsion po kryen bastisje në hapësirat e Ministrisë.

Sipas dëshmitarëve, Jahi Jahiu nga Kumanova është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të kryer bastisje.

Jahi Jahiu – Sekretar shtetërorë në Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike

Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për mito prej 10 mijë eurove, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.

Jozyrtarisht për këtë funksionar të BDI-së, Prokuroria do të kërkojë paraburgim.

Te fundit


Kthehu lart