Arrestohet burri nga Shqipëria, dyshohet se e ka dhunuar kosovaren - Gazeta Express
string(65) "arrestohet-burri-nga-shqiperia-dyshohet-se-e-ka-dhunuar-kosovaren"

Arrestohet burri nga Shqipëria, dyshohet se e ka dhunuar kosovaren

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 9:35

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës seksuale në raportin 24 orësh, raporton Gazeta Express.

Në njoftimin e policisë thuhet se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nën dyshimet se para një muaji e ka dhunuar viktimën kosovare fizikisht dhe seksualisht.

Lexo Edhe:

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 29.11.2020 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se para një muaj ka dhunuar seksualisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/