Arrestohet aktivisti i VV'së që tentoi të futet në oborr të Kuvendit teksa Thaçi mbante konferencë - Gazeta Express
string(97) "arrestohet-aktivisti-i-vvse-qe-tentoi-te-futet-ne-oborr-te-kuvendit-teksa-thaci-mbante-konference"

Arrestohet aktivisti i VV’së që tentoi të futet në oborr të Kuvendit teksa Thaçi mbante konferencë

Gazeta Express

03/06/2020 17:14

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti nga afërsia e objektit të Kuvendit e ka quajtur hajn presidentin Hashim Thaçi dhe ka tentuar të futet brenda oborrit të Kuvendit.

Bëhet fjalë për Veron Hasanin i cili edhe kishte qenë kandidat për deputet në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Lexo Edhe:

I gjithë ky incident ka ndodhur derisa kreu i shtetit ka qenë duke folur para mediave pas votimit të Qeverisë që do të drejtohet nga Avdullah Hoti i LDK’së.

Ndërkohë gjatë momentit të ndalimit nga Policia, ka pasur reagime nga qytetarët për të mos e arrestuar aktivistin e VV’së me arsyetimin se ai vetëm ka shprehur fjalën e tij. /Express/