Arrestohet 44-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 10:20

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj një 44-vjeçar të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, raporton Gazeta Express.

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arritur të identifikojnë personin H.H., njërin nga tre të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

I dyshuari H.H. (m/sh/k 44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, me datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Komogllavë, të maskuar kanë hyrë me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta, artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro, si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: një aparat për numërim të parave; gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë dhe një maskë.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart