Arrestohet 38 vjeçari nga Elbasani, trafikoi makinën super të shtrenjtë nga Gjermania


Gazeta Express
18 Gusht 2019 11:25

Një 38 vjeçar nga Elbasan dhe banues në Shtutgart të Gjermanisë është arrestua nga policia pasi ka trafikuar një automjet tip “Lamborghini Huracán”, e denoncuar e vjedhur në shtetin gjerman.

68673064_2499615236991499_1424451866795704320_n

Operacioni “LUXURY CARS”, çoi në pranga shtetasin me iniciale M.D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Shtutgart.

“Falë një pune të mirëorganizuar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas, një automjet i tipit “Lamborghini Huracán”. Ky mjet është deklaruar i vjedhur nga shteti gjerman më datë 30.07.2019. Shërbimet e Policisë pas kontrolleve të kryera, kanë konstatuar automjetin dhe menjëherë bën bllokimin e tij”, sqaron policia e Shtetit.

Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpunëtor).

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Lamborghini Huracán”, i cili ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro.

Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

68610882_2499615266991496_7725513711477063680_n
68673064_2499615236991499_1424451866795704320_n

Te fundit


Kthehu lart