Mbi pronarin e një hoteli në Mykonos, Theodore Kousathanas, pak ditë më parë u ushtrua dhunë me një shufër hekuri, dhe Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Pas kërkimeve të policisë, ditën e sotme është vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë nga vendngjarja.
Sipas Policisë, biznesmeni grek është ndjekur nga autori 32-vjeçar me një mjet të vjedhur. 32-vjeçari është përpjekur të vjedhë mjetin e biznesmenit dhe ka shkaktuar me dashje një aksident automobilistik për të detyruar Theodore Kousathanas të zbresë nga makina e tij.
Më pas ai ka sulmuar pronarin e hotelit dhe është arratisur, pasi ka braktisur mjetin e vjedhur, duke hipur në një makinë tjetër që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij 31-vjeçar. Për zhvillimin e rastit është njoftuar prokurori kompetente, para të cilit 31-vjeçari shqiptar po njihet me akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Sipas informacioneve për policinë dihen detajet e 32-vjeçarit që rrahu pronarin e hotelit, ndërsa një tjetër person është në kërkim. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë arratisur nga Mykonos dhe të fshihen diku tjetër, raportojnë mediat greke.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...