Arrestohen tri të dyshuara për sulm ndaj zyrtares policore


Gazeta Express
12 Shtator 2019 9:57

Dje në Prishtinë, rreth orës 13:10 janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat e kanë sulmuar fizikisht zyrtaren policore femër K/Shqiptare pas një mosmarrëveshjeje.

Njëra nga të dyshuarat në stacionin policor e ka sulmuar zyrtaren policore pasi nuk u ishte bindur urdhrave të zyrtarit policor.

Si pasojë e sulmit, zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt. /Express/

Te fundit


Kthehu lart