Arrestohen tre persona në Durrës, dy aksidente dhe dhunë ndaj babait - Gazeta Express
string(67) "arrestohen-tre-persona-ne-durres-dy-aksidente-dhe-dhune-ndaj-babait"

Arrestohen tre persona në Durrës, dy aksidente dhe dhunë ndaj babait

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 10:47

Ditën e sotme në Durrës janë arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale. Në prangat e policisë ka rënë një 24-vjeçar K. L., 25 vjeç, nga Arapaj, pasi ka dhunuar babain e tij në banesë.

Ndërkohë dy personat e tjerë janë dy shoferë përkatësisht B. Ç., 46 vjeç, banues në Kavajë, i cili është kapur nga policia duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale, dhe D. M., 21 vjeç, i cili gjithashtu u kap nga policia duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa leje drejtimi dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. L., 25 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Ç., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

D. M., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa leje drejtimi dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.