

3 Korrik 2019 11:37
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë krijuar një grup në Viber ku kanë shpërndarë informata rreth vendndodhjes së policisë
Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Prishtinë, ku të dyshuarit janë arrestuar pasi kanë krijuar një grup në Viber dhe kanë anëtarësuar 7 mijë persona të cilët kanë shpërndarë njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjeve të policisë.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaExpress