Arrestohen pesë persona për trafikim me njerëz, gruaja viktimë dërgohet në strehimore - Gazeta Express
string(84) "arrestohen-pese-persona-per-trafikim-me-njerez-gruaja-viktime-dergohet-ne-strehimore"

Arrestohen pesë persona për trafikim me njerëz, gruaja viktimë dërgohet në strehimore

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 10:23

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas raportimit të një rasti nga viktima femër kosovare, ka zhvilluar një hetimi intensiv.  Kështu, dje hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar,  tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz’’.

Të arrestuarit në këtë rast janë:M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare).

Lexo Edhe:

“Policia si provë materiale ka konfiskuar: dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil. Lidhur me këtë rast,  viktima (femër) e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave, rasti është trajtuar sipas procedurave standarde, përfshirë dërgimin në strehimoren e dedikuar  për viktimat e trafikimit”, njofton policia, transmeton Express.

“Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse e dyshuara A.B., do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.