Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vushtrri - Gazeta Express
string(63) "arrestohen-per-marrje-ryshfeti-dy-mjeke-te-spitalit-ne-vushtrri"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 9:52

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 9:52

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement