Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë - Gazeta Express
string(51) "arrestohen-kater-zyrtare-te-ministrise-se-bujqesise"

Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 10:13

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar sot, pas një aksioni që ka kryer Policia e Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë, raporton Express.

Sipas raportimeve të mediave, arrestimi i tyre lidhet me dyshimet për marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.

Lexo Edhe:

Lajmin për bastisjen në këtë ministri e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë drejtohet nga Besian Mustafa i LDK’së, derisa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është Agim Veliu, poashtu nga kjo parti./Gazeta Express