Arrestohen katër persona në Prizren, dyshohen për fajde


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 16:20

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH.

Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore e Prizrenit bën të ditur se gjatë kontrollit në cilësi të dëshmive janë sekuestruar disa vetura, një shumë  emadhe parash, disa telefona si dhe fishekë.

“Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar: Pesë (5) vetura luksoze; 37,300.00 (tridhjetë e shtatëmijë e treqind euro) para kesh; 320 (treqind e njëzetë) franga zvicerane; 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil; 19 (nëntëmbëdhjetë) fishekë të kalibrit 7.62 mm.; Numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete)”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se katër personat e dyshuar janë intervistuar dhe me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante lidhur me rastin.

Te fundit


Kthehu lart