Arrestohen dy farmacistë dhe konfiskohen mijëra barna në Deçan


Gazeta Express
12 Korrik 2019 22:48

Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë së bashku me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë kontrolluar dy barnatore në Komunën e Deçanit.

Sipas njoftimit policor, në njërën barnatore janë konfiskuar 378 paketime me lloje të ndryshme të medikamenteve ndërsa në një tjetër 1028 paketime.

Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, janë arrestuar dy persona, G.H. 62 vjeçar dhe J.P. 33 vjeç. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart