Arrestohen burrë e grua shqiptare… po kalonin drogë në Maqedoninë e Veriut


Gazeta Express
20 Prill 2019 21:03

Autoritetet kufitare në Maqedoninë e Veriut sekuestruan 45 kg drogë që po transportohej nga një automjet me targa shqiptare.

Droga u zbulua në pikën kufitare me Greqinë në Bogorodica.

“Shoferi dhe bashkudhëtarja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash”, shkruan agjencia e lajmeve Ina.

Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut tha në një konferencë se, “dje në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me kanabis.

Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova qartësoi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi, ndërsa me prejardhje nga Shqipëria.

Te fundit


Kthehu lart