Arrestohen 3 persona që do kultivonin 1324 kubikë kanabis


Gazeta Express
11 Korrik 2019 10:32

Tre persona që po përpiqeshin të kultivonin kanabis në Martanesh kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Ballenjë-2019”.

Të arrestuarit në flagrancë janë A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Komisariatit Bulqizë, kishte marrë në informacione se na malin e Ballenjës disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës një automatik model 56, me 30 fishek, 1324 kubik të mbjellë me fara kanabis dhe vegla pune që do të shërbenin për të kultivuar në tokë fidanët.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart