Arrestimi i të riut për shpërthimin në banesën e Dukës, zbulohet ku e mori tritolin - Gazeta Express
string(82) "arrestimi-i-te-riut-per-shperthimin-ne-banesen-e-dukes-zbulohet-ku-e-mori-tritolin"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2022 23:17

Arrestimi i të riut për shpërthimin në banesën e Dukës, zbulohet ku e mori tritolin

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2022 23:17

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Arlen Hasanajt, autor i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në derën e jashtme të banesës së Armand Dukës, kreut të FSHF-së. Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen nr.4 në Durrës.

34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga policia falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku autori i dyshuar ka lëvizur. Po ashtu është zbuluar edhe itinerari i Hasanajt, i cili thuhet se ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip ‘ML’ dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera dyshohet se lëndën plasëse i riu dyshohet se e ka marrë në një pallat pranë lagjes nr.4, në të njëjtën zonë ku ka edhe një biznes të tijin. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse i riu ka ndërmarrë këtë akt, ndërkohë që është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së banesës së Dukës dhe bizneseve që ndodhen aty pranë vendit të ngjarjes.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin.