Arrestimi i kandidatit në Himarë, Dendias njofton ndërkombëtarët: Do ishte skandal nëse s'ka prova - Gazeta Express
string(95) "arrestimi-i-kandidatit-ne-himare-dendias-njofton-nderkombetaret-do-ishte-skandal-nese-ska-prova"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2023 13:02

Arrestimi i kandidatit në Himarë, Dendias njofton ndërkombëtarët: Do ishte skandal nëse s’ka prova

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2023 13:02

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias e ka konsideruar një çështje “jashtëzakonisht serioze” arrestimin e Fredi Belerit kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Sipas Dnedias do të ishte një skandal nëse arrestimi dy ditë para zgjedhjeve është bërë pa prova të forta për akuzën e shit-blerjes së votave.

Lexo Edhe:

“Do të doja të mbaja një qëndrim për një çështje jashtëzakonisht serioze. Arrestimi i anëtarit të minoritetit grek Fred Beleri, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës në Shqipëri, dua të them që nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie 2 ditë para zgjedhjeve është një skandal.

Për këtë gjë kam njoftuar përfaqësuesin e lartë të BE, Borrell, dhe Ministrinë e Jashtme të Suedisë që ka Presidencën e BE. Qeveria Greke do ta ndjekë nga afër rastin.

E përsëris, është diçka që e njohur dhe Kryeministri shqiptar Rama. Arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie 2 ditë para zgjedjheve përbën skandal nëse nuk ka prova të forta”, thuhet në reagimin e ministrit grek Dendias.

Po ashtu, mediat greke raportojnë se për arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu u mbajt një bisedë telefonike mes ministrit grek të Mbrojtjes Civile Takis Theodorikakos dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Theodorikakos kërkoi “lirimin e menjëhershëm të Belerit.”

/Gazeta Express